Categories: LajmePolitikëRajoni

Presidenti Vuçiq do të vizitojë Graçanicën, Sveçla: Pa leje do të arrestohej

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq (o. Aleksandar Vucic) do të arrestohej po të vinte pa leje për vizitë në Kosovë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, komentoi të mërkurën deklaratën e para disa ditëve të presidentit serb, se së shpejti do të donte të vizitonte Graçanicën, komunë kosovare me shumë banorë serbë. Sveçla tha se ka një ndryshim mes vizitave diplomatike dhe asaj pa leje që mendon të bëjë presidenti Vuçiq.

Për me leje, te Kryeministri. Për pa leje te unë,” deklaroi Sveçla në televizionin ATV.

I pyetur se a po thotë se do ta arrestonin Vuçiqin, Sveçla tha se kushdo që futet pa leje në territorin e Kosovës do të arrestohet, përfshirë edhe presidenti serb.

Është çështje vendimmarrëse e Kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiqit. Për pa leje pastaj dihet cilat institucione merren me të. Nëse futet në Kosovë, pa asnjë dyshim.

Cilat janë pasojat? Pasoja është që thjesht nuk ke shtet nëse kreu i shtetit tjetër futet pa leje në territorin tënd, mirëpo,” deklaroi Sveçla, “unë nuk besoj që Vuçiqi është aq i krisur sa të vijë në Kosovë pa leje”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

16 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

16 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

16 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

16 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

16 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

16 hours ago

This website uses cookies.