3a18c2e85286465885630dc8816610bf
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der lajen (o. von der Leyen) nis sot një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Malin e Zi, Serbi dhe në Bosnjë-Hercegovinë.
Synimi i këtij turi ballkanik është njohja e vendeve përkatëse me planin e ri të integrimit dhe rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Zgjerimi i rajonit brenda kufijve të BE-së shihet si një emergjencë gjeopolitike, për të shmangur influencat e mundshme ruse.
Fon der Lajen vjen në disa prej kryeqyteteve të Ballkanit edhe për mesazhe që lidhen posaçërisht me politikat e brendshme.
Në Shkup, opinionistët presin gjatë ditës që të ketë një shtysë nga zyrtarja e lartë evropiane për të vijuar me ndryshimet në kushtetutë rreth minoriteteve, të cilën opozita po refuzon ta bëjë, duke i zgjatur kështu Maqedonisë mundësinë të negociojë seriozisht për çështjen e anëtarësimit.
Ndërkohë në Prishtinë presidentja Fon der Lajen do të mbërrijë në mbrëmje dhe orë më pas, të hënën, do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Në qendër të diskutimeve pritet të jetë edhe normalizimi i raporteve të Republikës me Serbinë.
Të martën Fon der Lajen do të qëndrojë në Malin e Zi, pastaj në Serbi dhe në fund në Bosnjë-Hercegovinë.
Kombëtarja shqiptare udhëtoi të mërkurën drejt Londrës në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të…
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin “Ngjarja…
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se do të zgjidhë përfundimisht çështjen e kthimit…
Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 11 majit 2025 në qytetin e Shkodrës,…
Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të vendit. Në veri, reshjet e rëna gjatë…
This website uses cookies.