Presidentja e KE, Von der Lajen viziton Ballkanin Perëndimor, zbardhet agjenda
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen (o. von der Leyen), të dielën do të nisë një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë.
Vizitat shihen si mundësi për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Fon der Lajen të dielën do të takohet me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në Shkup.
Më vonë gjatë ditës ajo do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Të martën në mëngjes, vizita do të zhvendosen në Podgoricë të Malit të Zi, ku do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq dhe kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Pasdite, presidentja fon der Lajen do të udhëtojë për në Beograd, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministren Ana Brnabiq.
Së fundi, të mërkurën, presidentja von der Leyen do të takohet në Sarajevë me Presidencën e Bosnjë-Hercegovinës.
Vizita vjen pas takimeve të presidentes fon der Lajen në Shqipëri në fillim të këtij muaji, në datat 15–16 tetor, ku mori pjesë në inaugurimin e zyrës ndërlidhëse të Kolegjit të Evropës në Tiranë dhe Samitin e Procesit të Berlinit.