Presidentja e Sllovenisë në Shqipëri, vizitë në ambientet e RTSH

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar nis sot vizitën dy ditore në Shqipëri, ku do të pritet nga homologu Bajram Begaj, dhe së bashku do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së ambienteve të reja të ambasadës së Sllovenisë.

Një vizitë të veçantë, Presidentja sllovene, e ka rezervuar në orën 18.00 në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar ku dhe do të japë një intervistë për moderatorin Alban Dudushi.

Në program, presidentja sllovene, së bashku me presidentin Begaj, do të ndjekin koncertin e Orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar drejtuar nga pianisti -studiues Simon Krečič.

Në ditën e dytë të vizitës, presidentja sllovene, së bashku me kreun e shtetit shqiptar do të mbajnë një konferencë për gazetarët dhe rreth mesditës do të pritet nga kryeministri Edi Rama me të cilin do të kenë një bisedë kokë më kokë.

Presidentja sllovene, do të mbajë edhe një fjalim në Parlament, pas takimit që do të zhvillojë me Kryeparlamentaren Lindita Nikolla, ndërkohë që do të pritet në një takim të veçantë nga Kryebashkiaku Erion Veliaj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.