Categories: LajmePolitikë

Presidentja e Sllovenisë vizitë në Shqipëri, Pirc Musar pritet të vizitojë edhe ambientet e RTSH-së

Presidentja e Sllovenisë,  Natasha Pirc  Musar, nis sot vizitën dy ditore në Shqiperi, ku do të pritet nga homologu Bajram Begaj, dhe së bashku do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së ambienteve të reja të ambasadës së Sllovenisë.

Një vizitë të veçantë, presidentja sllovene, e ka rezervuar në orën 18.00 në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar, ku dhe do të japë një intervistë për Alban Dudushin. Në program, presidentja sllovene, së bashku me presidentin Begaj, do të ndjekin koncertin e orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar , drejtuar nga pianisti  – studiues, SIMON KREČIČ

Në ditën e dytë të vizitës, presidentja sllovene, së bashku me kreun e shtetit shqiptar do të mbajnë një konferencë për gazetarët, dhe rreth mesditës do të pritet nga kryeministri Edi Rama me të cilin do të kenë një bisedë kokë më kokë. Presidentja sllovene, do të mbajë edhe një fjalim në parlament, pas takimit që do të zhvillojë me kryeparlamentaren  Lindita Nikolla,  ndërkohë që do të pritet në një takim të vecantë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti i kthjellët në të gjithë territorin e vendit

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do…

13 hours ago

Hoqi dorë nga “Giro d’Italia 2025”, Vingegard shpjegon motivet pas vendimit

“Giro d’Italia 2025” ka humbur njërin prej atyre çiklistëve, të cilët nëse do të garonin…

13 hours ago

Vllaznia-Egnatia në RTSH, Tetova: I kënaqur nga merkato, jemi ndërtuar për të fituar dy trofetë

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë,…

13 hours ago

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, njihuni me të nominuarit

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, organizuar nga FSHF, do të vlerësojë protagonistët kryesorë të…

13 hours ago

Plani strategjik 2025-2030, Spiropali: Synojmë Kuvend me standardet e një vendi anëtar të BE-së

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi të premten një analizë pune për shqyrtimin e draftit të Planit…

13 hours ago

Vengu mbledh atashetë ushtarakë: Bashkëpunim me aleatët në industrinë e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot në një takim me Atashetë Ushtarakë të Republikës…

13 hours ago

This website uses cookies.