Presidenti Bajram Begaj ka pritur me ceremoni zyrtare homologen e tij sllovene, Natasa Pirc Musar. Presidentja e Sllovenisë po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të Begajt.
Pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes, dy presidentët do të zhvillojnë një takim “kokë më kokë” dhe më pas do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjatë ditës së sotme (23 maj) presidentja sllovene do të zhvilloi një takim edhe me kryeministrit Edi Rama dhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Musar do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse drejtuar deputeteve në kuvendin e Shqipërisë.
Një ditë më parë presidentja e Sllovenisë Natasa Pirc Musar e nisi vizitën nga ambientet e Radiotelevizionit Publik Shqiptar, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit zoti Alfred Peza.
Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, nën shoqërinë edhe të ambasadorit të Sllovenisë në Tiranë Peter Japelj iu drejtua sallës së rinovuar të orkestrës simfonike të Radio Televizionit shqiptar ku u takua edhe me presidentin e republikës së Shqipërisë Bajram Begaj. Dy personalitetet e larta ishin të ftuarit e nderit të koncertit homazh që orkestra e RTSh-së organizoi në nder të kompozitorit te famshëm slloven Bojan Adamiç.
Në ditën e tretë Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar do të vizitojë Durrësit dhe Fierin ku do të zhvilloje takime me krye bashkiakët si dhe Kryetarja e shtetit slloven ka rezervuar një vizitë në parkun arkeologjik të Sllovenisë .
Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…
Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…
Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…
Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…
Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…
Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, u shpreh se PSD është shtëpia…
This website uses cookies.