Presidentja Osmani pret sot në takim zyrtarin e lartë amerikan
Në kuadër të vizitës dy ditore në Kosovë, Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-ve, Todd Robinson do të pritet këtë të enjte në një takim nga Presidentja Vjosa Osmani.
Po ashtu, Robinson do të takohet sot edhe me partnerët e INL-së në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.
Ndihmës sekretari amerikan mbërriti një ditë më parë (20 mars) në Kosovë, ku u ndal në pikën kufitare të Vërmicës për të diskutuar rolin e bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit ndërkombëtar.
“Mirë se erdhe në Kosovë Ndihmës Sekretar Robinson!. Rrugës për në Kosovë, Ndihmës Sekretari i Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) i Departamentit amerikan të Shtetit, Todd Robinson, u ndal në pikën kufitare të Vërmicës për të diskutuar rolin jetik të bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit transnacional”, bëri me dije Ambasadës së ShBA-së në një njoftim në rrjetin social Facebook.