Presidentja Osmani sot në Bruksel, takohet me shefin e NATO-s

e06ed71e2fac49acae474aa967782342

e06ed71e2fac49acae474aa967782342

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të pritet sot (7 shtator) në selinë e NATO-s në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg.

Pas përfundimit të takimit, presidentja Osmani dhe sekretari Stoltenberg do t’i adresohen gazetarëve në një konferencë të përbashkët për mediet.

Gjatë vizitës zyrtare në NATO, presidentja do të ketë takim edhe me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer, raporton RTKlive.

Presidentja do të realizojë takime edhe me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në NATO, Xhulianë Smith (Julianne Smith) si dhe me përfaqësues të shteteve të tjera aleate.

“Përgjatë vizitës, Presidentja Osmani do të riafirmojë vendosmërinë e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, duke filluar me programin e Partneritetit për Paqe, forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me aleatë, në veçanti për çështje të sigurisë, mirënjohjen e popullit të Kosovës për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin për kontribut të përbashkët për paqe, stabilitet dhe siguri afatgjate në rajonin tonë,” thuhet në njoftim.

Edhe NATO ka konfirmuar takimin e Jens Stoltenberg me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. /RTK

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.