e658d2b679294730acdfd769d66cf67f
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po viziton të martën Kroacinë me ftesë të homologut të saj, Zoran Milanoviq.
Agjenda e kryeshtetares parashikon takime zyrtare në Zagreb me presidentin kroat, me kryeministrin Andrej Plenkoviq dhe me kreun e Parlamentit, Gordan Jandrokoviq.
Milanoviq dhe Osmani do të diskutojnë marrëdhëniet bilaterale midis Kroacisë dhe Kosovës, situatën politike dhe të sigurisë në Evropën Juglindore, ngjarjet aktuale në Kosovën Veriore, si dhe perspektivat euro-atlantike të vendit.
Njohja e Kosovës
Zyra e presidencës kroate njoftoi se Kroacia mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë mbështetjen për dhënien e statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Milanoviq vazhdimisht u ka bërë thirrje publikisht anëtarëve të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë. Edhe në fjalimin e tij të fundit në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork, presidenti Milanoviq theksoi se Kroacia mbron njohjen universale të Republikës së Kosovës dhe të drejtën e saj për të ekzistuar si anëtare e barabartë e bashkësisë së kombeve.“
Gjatë qëndrimit në Kroaci, presidentja Osmani do të takohet edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar, dhe përveç Zagrebit pritet të vizitojë Karlovacin dhe Rijekën.
Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj…
Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1…
Në një ndeshje të luftuar, Bayern arriti të eliminojë Celtic nga Champions League, pavarësisht shfaqjes…
Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…
Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite,…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…
This website uses cookies.