Preu pemën e “famshme” 200-vjeçare, arrestohet 16-vjeçari në Britani

98c12e3bc4e64d7b803075d2f970f5e0
Një pemë e famshme që ka qëndruar në murin romak të Britanisë së Hadrianit për më shumë se 200 vjet është “prerë qëllimisht” në atë që autoritetet e kanë quajtur një “akt vandalizmi”.
Pema e fikut, e vendosur në Parkun Kombëtar Nothambërlend (Northumberland) në Anglinë veriore, u bë e famshme për miliona njerëz në mbarë botën kur u shfaq në filmin e suksesshëm të Kevin Koster (Kevin Costner) të vitit 1991 “Robin Hud”( “Robin Hood).
Policia ka arrestuar një djalë 16-vjeçar pas incidentit, i cili besohet të ketë prerë qëllimisht pemën.
Pema ishte vendosur në Murin e Hadrianit të listuar në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s, i cili u ndërtua rreth 1900 vjet më parë për të ruajtur kufirin më të largët veriperëndimor të Perandorisë Romake.
Ajo u konsiderua si një nga pemët më të fotografuara në Angli dhe u votua si Pema angleze e vitit në vitin 2016./ CNN