Lajme

Prezantohen 2 projekte për Shkodrën – Sheshi i Xhamisë së Madhe dhe Muzeu “VDK” do të transformohen totalisht

Në qytetin e Shkodrës do të fillojnë të zbatohen dy projekte të reja.

Ato janë prezantuar në hollin e Bashkisë, në prani edhe të kryeministrit Edi Rama. Kryebashkiaku Benet Beci ka bërë edhe hapjen e takimit prezantues.

Para të pranishmëve, arkitekti i mirënjohur ndërkombëtarisht, Hezus Hernandez, ka prezantuar projektet transformuese për xhaminë e madhe në qendër të Shkodrës dhe atë të muzeut “Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës”.

Në mbyllje, kryeministri Edi Rama, i ka vlerësuar këto projekte si vlera të shtuara për Shkodrën, teksa ka shtuar se do të jenë edhe atraksione të reja për turizmin në këtë rajon.

Kryeministri Rama, i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Benet Beci, kanë parë nga afër terrenet ku do të ndërhyhet për zbatimin e projekteve të reja për Shkodrën.

RTSH Shkodra

Recent Posts

NFL/ Super Bowl zhvendoset në Kaliforni, ja ku do të luhen tri finalet e radhës

Edhe pse festa e Filadelfias në Nju Orlins ende nuk ka mbaruar, NFL ka zyrtarizuar…

7 hours ago

Brazili i vendos ultimatum Ancelottit

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Carlo Ancelottit në krye të Realit të…

7 hours ago

Begaj pritet me nderime në Podgoricë: Faktori shqiptar, rol në perspektivën europiane

Presidenti Bajram Begaj, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Malin e Zi, u…

7 hours ago

Osmani vizitë zyrtare në Paris me ftesë të presidentit Macron

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Paris, me ftesë…

7 hours ago

Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, ka dhënë dorëheqjen nga posti. Ky njoftim vjen teksa opozita…

7 hours ago

Fitorja e Vllaznisë në RTSH Shkodra – Methasani, Lika dhe Kurti, analizojnë kuqeblutë

Fitorja e Vllaznisë ndaj Bylisit me rezultatin 3-0, takim ky i vlefshëm për javën e…

7 hours ago

This website uses cookies.