Prezantohen 5 botime të reja / Poeti Ramush Nikçi nga Rugova e gjen frymëzimin nga tematika sociale

Kjo fundjavë solli në Bibliotekën “Marin Barleti” autorin nga Kosova Ramush Nikçi. Prezantimi i pesë botimeve të reja me poezi ishte fokusi i këtij takimi autorial. “Rrugë të thyera”, “Fluturim në muzgun pa yje”, “Valle dardane”, “Etje gurrash” dhe “Syri i hanës” sjellin shpirtin poetik të autorit frymëzuar nga motivet vendase dhe problematikat shoqërore.
Autori Nikçi e sheh poezinë si pjesë të pandarë e jetës së tij, por nuk përjashton lëvrimin e zhanrit të prozës.
Kjo nuk është hera e parë që poeti nga Rugova prezanton krijimtarinë e tij për lexuesit shkodranë. Vitin që kaloi ai promovoi po ashtu tre botime të reja me poezi në Bibliotekën “Marin Barleti”.
