Prezantohen drejtuesit e rinj të Policisë në 12 qarqe

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka prezantuar sot drejtuesit e rinj të Policisë në 12 qarqet e vendit. Në fjalën e tij para prezantimit të emrave të ekipit të ri drejtues, Hoxha u shpreh se procesi për përzgjedhjen e tyre ka qenë transparent dhe i bazuar në meritokraci.

Ministri porositi drejtuesit e rinj të 12 qarqeve, që të kenë qasje proaktive ndaj ankesave të qytetarëve dhe të trajtojnë me seriozitet dhe paanshmëri çdo shqetësim si të qyettarëve, ashtu edhe të medias.

Përgjedhjet që hyjnë sot në fuqi, janë më shumë se rutinë e emërimeve. Ky ekip i ri, besim te një gjenerate të re. Proces meritokratik e transparent do të vijojë për përzgjedhjen e 48 drejtuesve të komisariateve. Aktualisht janë 299 konkurrues që do marrin pjesë në garën për 48 pozicionet e ardhshme.

Drejtuesit e qarqeve të kenë qasje proaktive ndaj ankesave të qytetarëve, shqetësimeve të medias. duke i trajtuar me seriozitet transparencë dhe paanshmëri”, deklaroi ministri në fjalën e tij.

Anëtarët e ekipit të ri drejtues të 12 qarqeve:

Qarku Tiranë- Elton Alushi

Qarku Durrës  Vilson Bala

Qarku Fier- Skënder Hita

Qarku Elbasan- Fatmir Hoxha

Qarku Shkodër-Fatmir Lleshaj

Qarku Korçë- Erjon Ahmeti

Qarku Vlorë-Elidon Çela

Qarku Lezhë- Altin Mena

Qarku Gjirokastër-Altin merizaj

Qarku Berat-Luigj Vathi

Qarku Kukës-Gentian Berberi

Qarku Dibër- Artion Duka

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.