Prezantohen “Kryeveprat e pakryera” të shkrimtarit Bashkim Shehu

400380770 18010344547994981 8441346123365635398 n

400380770 18010344547994981 8441346123365635398 n

Bashkim Shehu, një nga autorët e rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore shqipe, prezantoi romanin e tij më të ri: “Kryevepra të pakryera”. Romani i botuar nga Toena, u prezantua në një ceremoni në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.

“Historia e një shkrimtari vjen përmes një narracioni shkëlqyes të një udhëtimi në botën e pafundme të artit, përmes një stili plot kulture”, thuhet në faqen online të QKLL për “Kryeveprat e pakryera”.

Eventi letrar u moderua nga Majlinda Toçi dhe për veprën e fundit të Bashkim Shehut, folën prof. Dhurata Shehri dhe poeti e botuesi Krenar Zejno.

Bashkim Shehu lindur më 1955 në Tiranë, është një nga shkrimtarët shqiptarë më produktivë të ditëve tona. Deri më 1981 punoi si skenarist në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Prej vitit 1997 ai jeton në Barcelonë. Aktualisht punon si këshilltar për Europën Lindore në Qendrën e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës.

Disa prej librave të shkrimtarit Bashkim Shehu janë botuar në gjuhë të ndryshme: Rrugëtimi i mbramë i Ago Ymerit (roman); Rrëfim ndanë një varri të zbrazët (roman autobiografik); Vjeshta e ankthit (roman); Gostia (roman) dhe dy përmbledhje me tregime.

1 nga 9

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.