Prezantohen libra të rinj / Arben Prendi dhe Eris Rusi prezantuan në Bibliotekën Shkencore dy botimet e tyre
Në mjediset e Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës u prezantuan dy vëllimet me tregime të autorëve Arben Prendi dhe Eris Rusi. I pari sjell “I ra mjegulla Buenës”, titull që bazohet në njërin nga tregimet e librit. Autori Prendi shfaqet për herë të parë në prozë para lexuesve të tij.
Libri tjetër i prezantuar në këtë takim ishte ai i autorit Eris Rusi me titullin “Dritarja majë çatisë”.
Takimi promovues i dy autorëve erdhi si një bashkëpunim mes Departamenteve të Letërsisë të Universiteteve të Korçës “Fan Noli” dhe Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Pjesë e rëndësishme e takimit ishin edhe referimet në lidhje me vlerat artistike të këtyre librave teksa u vunë në dukje teknikat narrative, tematikat dhe mjeshtëria e të treguarit në vëllimet në fjalë.