Prezantohet aplikacioni TEA për turistët, Kumbaro: Turizmi është ekonomia e kënaqësive
Ministria e Turizmit ka prezantuar sot Kalendarin Kombëtar Turistik të ngjarjeve kulturore, artistike dhe të traditës.
Aktivitetet vijnë sërish me anë të aplikacionit TEA, një udhërrëfyes në celularin e kujtdo që do të shijojë Shqipërinë turistike, e po ashtu një sportel digjital “one stop shop” me të gjitha informacionet e nevojshme për vizitorët.
Ministrja Kumbaro tha se ky aplikacion është një motor ekonomik dhe se vetë turizmit sipas saj është ekonomia e kënaqësive të një vendi.
“Promovomi i turizmit nuk është thjeshtë një detyrë, por një diplomaci e fuqishme për prezantimin e Shqipërisë. 3.3 mln turistë kemi pritur në muajt e parë të 2024 ose 40 % dhe këtë shifër raporton tregu provat pra kontrata e lidhura, bankat dhe flukset monetare që hyjnë falë turizmit. Kemi pasuruar ofertën tonë turistike nga agroturizmi e kulinaria te trashëgimia kulturore. Aplikacioni TEA është një instrument praktik në telefonat e turistëve dhe të kudo, kjo vjen menjë krijimtari të pasur në portofolin kulturor të vendit dhe plotësimit të nevojave të turistëve ku në këtë aplikacion punojnë të gjitha bashkitë, shërbimet dhe operatorët privat. Nuk do ishte i mundur ky aplikacion nëse nuk do bashkonin të gjitha forcat tona. Turizmi është ekonomia e kënaqësive dhe aplikacionin TEA është edhe një motor ekonomik”, tha Kumbaro.