Prezantohet drejtori i ri artistik i trupës së baletit të TKOB

Trupa e baletit e TKOB-së tashmë ka një drejtori të ri artistik, Carlos Montalvan. Në një video që ndau online, drejtoresha e institucionit, Abigeila Voshtina, drejtori i ri prezantohet përpara publikut.

Carlos Montalvan, vjen nga Kuba, me një karrierë të gjatë në skenat botërore.

Që në moshë të re, Carlos Montalvan fitoi çmimin “Artista Nobel” në festivalin “Panorama de las Artes Escenicasi”. Për meritat e tij artistike, ai iu bashkua stafit të shkollës “Vicentina de la Torrei” në Kamagueji.

Më pas u diplomua për art koreografik dhe krijoi disa koreografi që u vlerësuan në konkurset ndërkombëtare të Kamaguejit, të Santiago de Kubas dhe fituan medalje ari në Havanë.

Në vitin 2007, Montalvan iu bashkua kompanisë “Balletto del Sud”. Ai ka qenë protagonist në shfaqjet “Traviata”, “Carmina Burana”, “The Firebird”, “Karmen”, “Liqeni i Mjellmave” e të tjera. Si dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur si Alicia Aloniso, Kylian, Forsythe, David Dawson, Gonzalo Galguera, Fredy Frannutti, Ben van Cauwenbergh e ka interpretuar përkrah Letizia Giuliani, Enada Hoxhes, Linsay Kemp, Luciana Savignano, Carla Fracci.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.