Partia Demokratike ka prezantuar sot (10 mars) koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, e cila përbëhet nga 26 parti politike.
Në fjalën e tij, kreu demokrat Sali Berisha deklaroi ky koalicion përbëhet jo vetëm nga personalitete e ekspertë të fushave të ndryshme, por nga elita politike e Shqipërisë.
Sipas Berishës, kurrë në historinë shqiptare nuk është prezantuar një koalicion i tillë, i cili, sikurse theksoi ai, do bëjë ndryshimin në zgjedhjet e 11 majit.
“Kjo ditë është një ditë, shumë e veçantë për Shqipërinë madhështore dhe të ëndrrave të shqiptarëve. Ky koalicion që paraqitet sot para shqiptarëve, përfaqëson jo vetëm shumicën absolute në distancë të qytetarëve shqiptarë, por përfaqëson në distancë, elitën politike dhe të gjithanshme të kombit shqiptar.
Ky koalicion, ka në gjirin e vetë vajza, djem, burra e gra, qëndrestarë të pamposhtur, personalitet, patriot dhe ekspertë. Ky koalicion ka mendjen, vullnetin, atdhetarinë dhe përkushtimin për të bërë Shqipërinë madhështore.
Kurrë ndonjëherë nuk është paraqitur para shqiptarëve një koalicion i tillë”, deklaroi Berisha.
Kreu demokrat u shpreh më tej se koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është mirëpritur nga diaspora shqiptare.
Ai theksoi se viti 2025 është viti i diasporës, pasi sikurse tha Berisha, reagimi i shqiptarëve në botë, është dëshmia e një dashurie të paprekur të tyre ndaj Shqipërisë.
“Ky koalicion i PD me Aleancën për Shqipërinë Madhështore është pritur me gëzim, me interes të madh nga mbarë shqiptarët. Ky koalicion nis garën elektorale përballë një narkoregjimi, i lidhur kokë e xhep me krimin dhe korrupsionin.
Por ky koalicion nis garën elektorale me një epërsi të jashtëzakonshme morale. Prej dy muajsh, PD dhe aleatët e saj kanë bërë fushatën elektorale më të suksesshme në historinë e tyre jashtë vendit.
Angazhimi i PD dhe aleatëve të saj në fushatë elektorale me shqiptarët jashtë vendit, në emigracion dhe diasporë, ka ndezur zemrat dhe shpresat e tyre.
Ka provuar një entuziazëm dhe vendosmëri e paparë ndonjëherë te shqiptarët nga vitet ’90 gjer sot. Të dashur miq, me të drejtë unë dhe ju do ta quajmë vitin 2025, vitin e diasporës”, theksoi ai.
Partitë përbërëse të koalicionit janë:
Historitë frymëzuese të shqiptarëve në diasporë janë shtuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit…
Një grup vullnetarësh nga Korpusi i Paqes i SHBA-së, i cili do të angazhohet në…
Pajisja me stola pritës në vendqëndrimet e urbanëve është kërkesa e qytetarëve shkodranë e veçanërisht…
Vllaznia udhëton të martën drejt Elbasanit, ku do të përballet me Tiranën për Superligën. Pavaresisht…
Federada Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor, në Shkodër dhe Bogë organizuan aktivitetin kombëtar 2…
Këtë të hënë, IKMT u rikthye sërish në Shkodër, ku nisi aksionin për prishjen e…
This website uses cookies.