Prezantohet kryeinspektori i IKMT-s, Balla: Të parandalohen ndërtimet pa leje, që ngrihen mes Tiranës
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka prezantuar sot kryeinspektorin e ri të IKMT-s, Ervin Hoxha.
Në ceremoninë ku morën pjesë drejtuesit qendrorë e vendorë të IKMT, Balla theksoi se Balla tha se duhet punuar për të nisur një rrugëtim të ri, pavarësisht rezultateve të deritanishme.
“Kjo punë duhet të nisë”, tha ai, “me fushën e kompetencave për të shmangur mbivendosjet me punën e Policisë së Shtetit”.
Balla vuri në dukje se një nga çështjet më problematike është ajo e ndërtimeve pa leje dhe sipas tij, fokusi duhet të jetë parandalimi i tyre pasi sipas Ballës ato nuk kanë munguar as në qendër të Tiranës.
“Çështja e ndërtimeve pa leje mbetet një problematikë e mprehtë dhe fokusi duhet të jetë parandalimi, pa toleruar asnjë rast të ndërtimeve pa leje, pasi rastet nuk kanë munguar as në qendër të Tiranës”, u shpreh Balla.
Ministri kërkoi një plan të plotë kontrolli në çdo cep të Shqipërisë, kontroll që do të ketë mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit. Kryeinspektori i ri i IKMT-s, Ervin Hoxha pason në këtë detyrë Agim Ismailin.