Prezantohet sot Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike

Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike do të prezantohet sot në prani të Ministrit të Financave, Ervin Mete, Ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, Menaxherit të BB, Emanuel Salinas dhe Kryetarit të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Eduard Shalsi.

Kjo strategji parashikon një program reformash e nismash të rëndësishme, të dakordësuara edhe me Bashkimin Evropian, të projektuara për t’u implementuar deri në vitin 2030, si pjesë e progresit dhe negociatave të vendit për anëtarësim në BE. Masat e parashikuara janë të kategorizuara në gjashtë shtylla kryesore. Ku shtylla e parë i dedikohet programimit Makroekonomik dhe Monitorimi i Riskut si dhe krijimi i Këshillit Fiskal. Kjo strategji përmban planifikimi i integruar strategjik dhe buxhetor, monitorimi dhe raportimin , menaxhimi dhe mobilizimi i të ardhurave. Kontabiliteti dhe Menaxhimi i Zbatimit të Buxhetit është një tjetër shtyllë e kësaj strategjie.

Kontrolli i Brendshëm Financiar Publik dhe Mbikëqyrja e Jashtme janë dy shtyllat e fundit të strategjisë.

Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike, është hedhur para disa javësh për konsultim nga Ministria e Financave, dhe  synon të mbështesë një ekonomi më të zhvilluar dhe shërbime më të mira për qytetarët, të rrisë përgjegjshmërinë, transparencën, eficiencën dhe disiplinën fiskale në planifikimin dhe shpenzimin e fondeve publike, si edhe të adresojë një sërë sfidash në rrugëtimin e vendit drejt BE-së.

Gjithashtu, Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike është një nga parakushtet e BE-së për përthithjen e fondeve evropiane nën instrumentin e mbështetjes buxhetore sektoriale.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.