Prezantohet trajneri i ri Qatip Osmani/ Kërkohet ndryshimi, të mërkurën Vllaznia-Erzeni për javën e 11-të
Ndonëse e ka filluar punën që paraditen e së hënës, kur zhvilloi seancën e parë stërvitore me skuadrën kuqeblu, trajneri i ri i Vllaznisë, Qatip Osmani është prezantuar zyrtarisht sot përpara medieve nga ana e drejtorit sportiv, Elvis Plori.Më pas, fjala ka qënë për trajnerin e ri të Vllaznisë, Qatip Osmani, një ish futbollist dhe ish trajner i suksesshëm në Maqedoninë e Veriut.I pranishëm në këtë ceremoni prezantuese ishte edhe zv.trajneri Bashkim Liuvoreka, bashkëkombas i trajnerit Osmani, i cili theksoi se ka 15 vite që bashkëpunon me kolegun e tij në kampionatin maqedonas e më tej.Debutimi zyrtar në krye të pankinës kuqeblu për dyshen Osmani-Livoreka, do të ketë nesër, kur Vllaznia luan në stadiumin “Loro Boriçi” kundër Erzenit për javën e 11-të të Abissnet Superiore.