Prezencë mbeturinash në Bunë / Qytetarët: Përgjegjës përveç insitucioneve janë edhe qytetarët
Shëtitorja e molos pranë urës së vjetër të Bunës, mbetet një ndër vendet e preferuara të qytetarëve, për të shëtitur dhe për të kaluar disa orë pranë kësaj pedonale, por panorama që të ofron është shqetësuese dhe aspak e këndshme.
Shishet, mbetje qelqi, plasike, kanë mbuluar në disa pjesë lumin Buna dhe bregun tij.
Qytetarët shkodranë shprehen të shqetësuar nga kjo situatë, të cilët thonë se pergjegjës përvec insitucioneve janë edhe qytetarët pasi duhet të ndergjegjesohen në hedhjen e mbetjeve në vendet e caktuara.
Megjithëse është ngritur si shqetësim shpesh herë nga ekspertë të mjedisit ,deri tani nderhyrjet për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike kanë qenë të pakta