Prezencë nafte në ujërat e bardha, banorët kërkojnë zgjidhje nga institucionet
Dhjetëra familje nga sheshi “Prek Cali” e deri tek truma e Dugajve të reja, sa herë bie shi, vuajnë prezencën dhe erën e keqe të mbetjes së naftës. Banorët thonë se janë ankuar disa herë tek Ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve, të cilët kanë pastruar zonën, por pa zgjidhje afatgjatë.
Dyshimi i banorëve është se dikush mund të hedhë mbetjet e naftës në rrjetin e ujërave të bardha, dhe në ditët me shi përzierja del mbi sipërfaqe.
Për banorët dhe bizneset është bërë e padurueshme qëndrimi në shtëpi veçanërisht në ditët me shi për shkak të erës së keqe, ndaj apeli u drejtohet institucioneve që të marrin masa për gjetjen e problemit dhe eleminimin e tij.