Primaret e PD në qarkun Lezhë – 7600 anëtarë me të drejtë vote, në garë 19 kandidatë mes të cilëve 3 deputetë të qarkut

primaret lezhe

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në Qarkun e Lezhës, po mbahet proçesi i primareve në Partinë Demokratike.

Qendrat e votimit në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë hapur në oren 8 të mëngjesit të kësaj të shtune, ndërsa numri i anëtarëve me të drejtë vote në të tre degët e PD është 7600 përsona dhe në garë janë 19 kandidatë.

Kryetarja e Partisë Demokratike në Lezhë,Donika Ndoj, thotë se primaret janë në proces i rëndësishëm për këtë forcë politike, duke ftuar anëtarët që të bëhen pjesë e votimit për kandidatët që ata mendojnë për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Mes 19  emrave që garojnë në primaret e Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës janë tre deputetet e kësaj force politike, Elda Hoti, Kastriot Piroli e Lindita Metaliaj, si dhe dy ish- kryetarët e PD-së në Lezhë dhe Mirditë ,Gjin Gjoni e Aleksandër Lala.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.