Primaret e PD në qarkun Shkodër – Në garë janë 31 kandidatë për zgjedhjet e 11 majit

Demokratet e qarkut Shkodër iu drejtuan sot kutive të votimit në kuadër të primareve për të zgjedhur kështu listën e deputetëve garues në zgjedhjet e 11 majit.
Procesi i votimit nisi në orën 8:00 ndërsa do të përmbyllet në orën 18:00.
Në Shkodër, votimi u zhvillua në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, ndërsa janë rreth 8 mijë anëtarë me të drejtë vote.
Sipas sekretarit politik, procesi i votimit po vijon normalisht, ndërsa interesi i zgjedhësve ka qënë i lartë që prej orëve të para të mëngjesit.
BESNIK KASTRATI Sekretar Politik i Degës së PD Shkodër
Këtë vit, primaret sjellin një risi, pasi votimi do të zhvillohet sipas parimit “një anëtar, një votë”, ku çdo votues do të zgjedhë vetëm një kandidat të preferuar. Në qarkun Shkodër, lista përmban 31 emra, mes tyre personazhe të afirmuar në Partinë Demokratike, por dhe emra të rinj, madje dhe rikthime.