Lajme

Primaret në PD, Bushati: Heq dorë nga aspirata për të qenë kandidat për deputet

Deputeti i PD-së, Helidon Bushati, nuk do të rikandidojë për deputet në zgjedhjet e 11 majit. Lajmi është bërë publik nga vetë demokrati nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. 

Sipas tij, Partia Demokratike është përballë sfidave të mëdha dhe kjo forcë politike ia doli të kapërcejë momente të vështira që e vunë deri në provën e ekzistencës.

“Sot demokratët janë të bashkuar dhe po bëhen gati për zgjedhjet jetike për vendin, ato të 11 Majit. Përveçse për angazhim, koha është dhe për reflektim. Së shpejti, Partia Demokratike do të hyjë në një proces të rëndësishëm, atë të primareve. Personalisht, kam zgjedhur të mos të marr pjesë në primare dhe si rrjedhojë heq dorë nga aspirata për të qenë kandidat për deputet. Ky nuk është thjeshtë një vendim personal, është një akt përgjegjësie politike dhe morale.”, shkruan Bushati.

Sipas tij, ky vendim nuk do të thotë tërheqje nga rrugëtimi i përbashkët me demokratët.  

“Do të jem aty ku kam qenë gjithmonë, pranë Partisë Demokratike dhe demokratëve. Koherent në bindjet e mia, i palëkundur në vlerat për të cilat kemi luftuar, dhe plotësisht i angazhuar për ringritjen dhe fitoren që synojmë te gjithë për Partinë Demokratike dhe liderin e saj Sali Berisha. Jam i bindur, më shumë se kurrë, se modernizimi dhe përbashkimi janë çelësi i fitores. Ja kemi borxh fëmijëve tanë, ja kemi borxh historisë! Së bashku drejt fitores!”, mbyll postimin Bushati.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Vengu: Partneriteti me SHBA, forcon kontributin e Shqipërisë në sigurinë rajonale e globale

Forcimi i sigurisë kombëtare është i lidhur kryesisht me trajnimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin me…

48 minutes ago

Raporti për të drejtat e njeriut: AI përmend ligjet që s’i kaloi Kuvendi i Kosovës

Shtypja e mendimeve ndryshe, përshkallëzimet e konflikteve të armatosura, përpjekjet e pamjaftueshme për të adresuar…

51 minutes ago

Rikthehet energjia elektrike pas ndërprerjeve masive në Spanjë dhe Portugali

Pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike që goditi Spanjën dhe Portugalinë, rikthimi i energjisë ka…

54 minutes ago

65-vjetori i Televizionit Shqiptar, nderim për punën e qindra punonjësve, që rritën vlerat e medies publike

Televizioni Shqiptar kremton sot 65-vjetorin e fillimit të transmetimeve të tij, duke shënuar një gur…

59 minutes ago

Horoskopi për ditën e sotme, 29 prill 2025

Dashi Financiarisht, efekti i kombinuar i Saturnit dhe Venusit në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë sugjeron…

1 hour ago

Parashikimi i motit, e martë, 29 prill 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet…

1 hour ago