Princesha Leonor zotohet ndaj flamurit, bëhet zyrtarisht pjesë e ushtrisë spanjolle

77e4f844263d40fea6592e5f6d9c2c80
Princesha Leonor e Spanjës është zotuar për besnikëri ndaj flamurit të vendit në një ceremoni që u zhvillua në Saragoza, duke u bërë pjesë zyrtarisht e ushtrisë së Spanjës.
Trashëgimtarja e fronit spanjoll, ka nisur tre vitet e trajnimit ushtarak që i nevojiten për t’u përgatitur si drejtuesja e ardhshme e vendit.
17 vjeçarja, që mban edhe titullin princesha e Asturias, u shfaq e veshur me uniform ushtarake ndërsa qëndronte në formacion me kadetët e tjerë të akademisë ushtarake të Saragozës.
Ceremonia u e betimit ndaj flamurit u drejtua nga prindërit e saj, Mbreti fillip i Spanjës dhe mbretëresha Leticia.
Pasi të përfundojë trajnimin në akademinë ushtarake, Leonor do të shkojë në shkollën detare dhe tre vitet e trajnimit ushtarak do t’i mbyllë me ndjekjen e akademisë së përgjithshme ajore.