Categories: BotaLajme

Princi i kurorës saudit dhe presidenti palestinez thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Princi i kurorës saudit Mohamed bin Salman dhe presidenti palestinez Mahmoud Abbas kanë dënuar ashpër të shtunën luftën e Izraelit në Gaza, si dhe kanë theksuar domosdoshmërinë e një armëpushimi të menjëhershëm.

“Ne kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve ushtarake dhe sigurimin e korridoreve humanitare në Gaza”, tha princi i kurorës në seancën hapëse të samitit urgjent arabo-islamik në Riad.

Mohamed, sundimtari de fakto i mbretërisë, tha se nevojiteshin përpjekje kolektive dhe veprime efektive, për të përmirësuar situatën e rëndë të Gazës, duke u ankuar që Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk i kishte “ndalur shkeljet izraelite”.

“Zgjidhja e vetme për të arritur stabilitetin në rajon është t’i jepet fund pushtimit dhe rrethimit izraelit”, tha ai.

“Ndërsa ne flasim, populli palestinez po përballet me një luftë të paprecedentë gjenocidi”, tha Abbas, i cili drejton Autoritetin Palestinez.

Kjo është vizita e parë e presidentit iranian, Ebrahim Raisi në mbretëri që nga rifillimi i fundit i marrëdhënieve diplomatike midis Iranit dhe Arabisë Saudite.

Sundimtari sirian Bashar al-Assad ishte gjithashtu në samit. Pas rreth një dekade izolimi, al-Assad mori pjesë vetëm në një samit të Ligës Arabe për herë të parë në mars.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Panorama e hyrjes së Shkodrës  – Pas aksionit për shembjen e objekteve nga IKMT, horizonti i fushëpamjes është zgjeruar

Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve.  Ato zënë…

3 days ago

Silvinjo: Nisim një vit të rëndësishëm, ëndërrojmë të shkojmë në Botëror

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…

3 days ago

Koncert me muzikë e poezi – Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha sollën tingujt e flautit dhe kitarës për publikun

Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…

3 days ago

Saipani, territor amerikan, ku nënat kineze shkojnë sa për të lindur

I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…

3 days ago

Autorët shqiptarë marrin çmimin e ekselencës në Itali

Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…

3 days ago

Denaj: 1909 teste të akredituara në laboratorët e sigurisë ushqimore, nga 6 në 2013-n

Sot, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon angazhimin e…

3 days ago

This website uses cookies.