“Princi i Vogël”, dorëshkrimi origjinal me korrigjimet e autorit pritet të dalë së shpejti në ankand

Dorëshkrimi origjinal i romanit klasik për fëmijë “Princi i Vogël” i autorit francez Antoine de Saint-Exupery, ku përfshihen edhe korrigjimet me shkrim dore të shkrimtarit pritet të dalë së shpejti në ankand në panairin e artit të Abu Dabit i cili hapet në datën 20 nëntor.

Dorëshkrimi që shoqërohet me pasaportën e autorit, lëshuar nga ministria franceze e kulturës,  pritet të kapë një vlerë prej të paktën 1.25 milionë dollarë. Dorëshkrimi ishte blerë në fillim të këtij viti për një shumë që nuk dihet nga libraria britanike e librave të rrallë Peter Harrington. 

Dorëshkrimi përmban edhe një numër vizatimesh të realizuara nga vetë Saint-Exupery si dhe fraza e tij e famshme Njeriu sheh siç duhet vetëm me zemër. Çka është thelbësore është e padukshme për sytë. “Princi i vogël”, romani i autorit francez Antonie Saint-Exupery, mbetet një nga librat më të shitur në botë, duke lënë pas edhe Harry Potter.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.