Categories: AktualitetLajme

Princi Leka shpall zyrtarisht divorcin, reagon Elia Zaharia

Shënohet divorci i parë mbretëror në Shqipëri. Princ Leka shpall zyrtarisht divorcin nga bashkëshortja e tij, Elia Zaharia.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp lëshuar nga Oborri Mbretëror, bëhet e ditur se Princi Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund.

“Duke qenë se martesa ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me mirëkuptim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore”, thuhet në njoftim.

Oborri Mbretëror, nëpërmjet kësaj deklarate, nënvizon se pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë.

Elia Zaharia: Ky nuk është një realitet që më lumturon

Lajmi i ndarjes me Princin Leka është komentuar edhe nga ish- bashkëshortja e tij tashmë, Elia Zaharia.

Në një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Zaharia shkruan se i duhet tashmë të komunikoj që sot ka filluar proçedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi është vendosur bashkarisht që të kërkohet zyrtarizimin e divorcit.

“Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzen time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qënka e vetmja rrugëzgjidhje!

Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur! Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë! Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!”, shkruan Elia Zaharia.

Ndarje e paralajmëruar

Prej kohësh, Elia Zaharia nuk e shoqëronte Princ Lekën në aktivitete dhe ngjarje të ndryshme publike, brenda dhe jashtë vendit. Ai është shfaqur vetëm pa praninë e bashkëshortes, ndryshe nga sa bënte më parë.

Ndarja që u bë publike zyrtarisht të hënën, duket se u pohua nga vetë Elia, pasi ajo uroi Vitin e Ri 2024 me një foto me familjen e saj, pa praninë e princit. 

Në vitin 2016 Elia Zaharia dhe Pirnc Leka u martuan në një ceremoni që mori jo pak vëmendje. 4 vite më vonë në jetën e çiftit erdhi një vajzë të cilës i vendosën emrin e gjyshes së Princit Leka II, Geraldinë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kryeministri britanik mbështet Zelenskin: Udhëheqësi i zgjedhur në mënyrë demokratike

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka folur me Zelensky këtë mbrëmje të…

3 hours ago

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperaturat mbeten të ulëta

Gjatë ditës së sotme (20 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte…

3 hours ago

Disiplina, gjobiten Vllaznia, Tirana dhe Bylisi

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të dënojë me gjoba sërish disa nga klubet…

4 hours ago

Dortmundi fluturon në 16-she, ndaj Sporting mjafton një 0-0

Asnjë surprizë në ndeshjen e parë të mbrëmjes së sotme të vlefshme për play off-in…

4 hours ago

Liverpool ndalet nga Aston Villa

Liverpooli nuk arrin të rrisë epërsinë ndaj Arsenalit, është ndalur në një barazim 2-2 në…

4 hours ago

Super Mbappe, Reali eliminon Cityn, PSG fiton me 7 gola

Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë:…

4 hours ago

This website uses cookies.