Prindër dhe nxënës në protestë/Fëmijët një orë në oborrin e shkollës në Balldre, autobusi i sjell herët

PROTESTA BALLDRE
Ndonëse janë vetëm 3 km larg nga shkolla ku mësojnë, fëmijët e fshatit Balldre në Lezhë detyrohen të zgjohen në orën 06:30 minuta dhe të qëndrojnë çdo mëngjes perreth 1 orë në oborrin e shkollës, pasi autobusi i sjell shumë herët.Mes tyre ka dhe fëmijë parashkollor, problematika më e madhe është gjatë stinës së dimrit, ku dhe temperaturat janë të ulëta dhe shpesh herë ka reshje shiu.Shqetësimi është ngritur nga prindërit të cilët thonë se kjo situatë e cila vijon prej vitesh është e papranueshme dhe ankesat e tyre të vazhdueshme nuk kanë marrë vëmendje.I kontaktuar për këtë çështje Drejtori Rajonal i Arsimit Parauniversitar në Lezhë Hasan Muça, tha se menjëherë pas sinjalizimit për situatën janë vënë në lëvizje, ku do të zhvillohet një takim me kompaninë që bën transportin e nxënësve për ti dhënë zgjidhje kësaj problematike.