Prindërit shtyjnë vaksinën e fruthit me disa muaj, mjekët: Mendësi e gabuar

vaksinen e fruthit

vaksinen e fruthit

Në një kohë që Europa është nën alarmin e OBSH për ndërhyrje urgjente për shkak të rritjes më 30- fish të numrit të infektimeve me Fruth, Shqipëria ndjehet e kërcënuar. Këtë e deklaroi vetë ISHP gjatë këtij viti me rënien e shifrave të mbulesës vaksinale.

“Mbulesa vaksinale me një dozë ka rënë në 89% dhe ky është rrezik potencial për fruth”, tha Bino.

Frika se vaksina e Fruth-Rubeolë- Shyta ose siç njihet ndryshe MMR mund të shkaktojë autizëm ka stepur shumë prindër duke e shtyre moshën e vaksinimit.

“Frika se vaksina shkakton autizëm është mentalitet i masës ka bërë që shumë prindër të shtyjnë me insistim moshën e vaksinimit të fëmijëve mbi 15-16 muajsh .Kanë dëgjuar teori  të ndryshme, nënat dëgjojnë njëra-tjetrën . Është një informacion i pabazë”, u shpreh mjekja pediatre në QSH.8 Amarilda Alushaj.

Por mjekët shpjegojnë pse është krijuar ky perceptim te prindërit.

Në moshën 1 vjeç fëmija zhvillon të folurën, të ecurin dhe ka fëmijë që bëjnë regres. Normalisht vaksina bëhet në moshën 12-muajshe dhe duket sikur e ka fajin vaksina për këtë regres ngaqë përkon me mosha e aplikimit të vaksinës me moshën e zhvillimit të fëmijës. Por, realisht nuk është vërtetë. Fëmijët që e bëjnë vaksinën në moshën 1 vjeç nuk kanë asnjë efekt anësor”, tha mjeka.

Ndërkohë, shumë më fëmijë në spektër të autizmit sipas mjekes janë të pavaksinuar.

“Ndërkohë ka edhe fëmijë të cilët nuk janë fare të vaksinuar me vaksinën MMR dhe kanë elementë të çrregullimit të spektrit autik dhe marrin terapi për këtë gjë. Po këtu çfarë duhet të themi? Kush e ka fajin?“, shton mjekja.  

Fëmijët e pavaksinuar e kanë të ndaluar të frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet pasi ata janë rrezik potencial për fëmijë më të vegjël që nuk kanë mbushur moshën 1 vjeç për t’u vaksinuar. Kjo sëmundje lë pasoja të parikuperueshme në shëndet duke shkaktuar edhe vdekje.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.