vaksinen e fruthit
Në një kohë që Europa është nën alarmin e OBSH për ndërhyrje urgjente për shkak të rritjes më 30- fish të numrit të infektimeve me Fruth, Shqipëria ndjehet e kërcënuar. Këtë e deklaroi vetë ISHP gjatë këtij viti me rënien e shifrave të mbulesës vaksinale.
“Mbulesa vaksinale me një dozë ka rënë në 89% dhe ky është rrezik potencial për fruth”, tha Bino.
Frika se vaksina e Fruth-Rubeolë- Shyta ose siç njihet ndryshe MMR mund të shkaktojë autizëm ka stepur shumë prindër duke e shtyre moshën e vaksinimit.
“Frika se vaksina shkakton autizëm është mentalitet i masës ka bërë që shumë prindër të shtyjnë me insistim moshën e vaksinimit të fëmijëve mbi 15-16 muajsh .Kanë dëgjuar teori të ndryshme, nënat dëgjojnë njëra-tjetrën . Është një informacion i pabazë”, u shpreh mjekja pediatre në QSH.8 Amarilda Alushaj.
Por mjekët shpjegojnë pse është krijuar ky perceptim te prindërit.
“Në moshën 1 vjeç fëmija zhvillon të folurën, të ecurin dhe ka fëmijë që bëjnë regres. Normalisht vaksina bëhet në moshën 12-muajshe dhe duket sikur e ka fajin vaksina për këtë regres ngaqë përkon me mosha e aplikimit të vaksinës me moshën e zhvillimit të fëmijës. Por, realisht nuk është vërtetë. Fëmijët që e bëjnë vaksinën në moshën 1 vjeç nuk kanë asnjë efekt anësor”, tha mjeka.
Ndërkohë, shumë më fëmijë në spektër të autizmit sipas mjekes janë të pavaksinuar.
“Ndërkohë ka edhe fëmijë të cilët nuk janë fare të vaksinuar me vaksinën MMR dhe kanë elementë të çrregullimit të spektrit autik dhe marrin terapi për këtë gjë. Po këtu çfarë duhet të themi? Kush e ka fajin?“, shton mjekja.
Fëmijët e pavaksinuar e kanë të ndaluar të frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet pasi ata janë rrezik potencial për fëmijë më të vegjël që nuk kanë mbushur moshën 1 vjeç për t’u vaksinuar. Kjo sëmundje lë pasoja të parikuperueshme në shëndet duke shkaktuar edhe vdekje.
Fillon zyrtarisht përgatitja për finalen e Ligës së Kampionëve 2025: UEFA ka hapur shitjet e…
Mark Markez vazhdon të dominojë në këtë botëror të MotoGp. Por spanjolli pas tre garave…
PD dhe PS kanë dalë me deklarata për shtyp në lidhje me investimet që po…
Fletët e votimit për diasporën kanë mbërritur në Shqipëri, pasi u printuan në Slloveni. Ato…
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Kaja Kallas mbërrin pasditen…
Mikel Arteta është gati për ndeshjen me Realin e Karlo Ançelotit. Sipas teknikut spanjoll, rivalët…
This website uses cookies.