prioritetet e kultures
Janë disa prioritetet e përcaktuara nga Ministria e Kulturës sa i përket vitit që sapo ka nisur. Ato çfarë parashikohen si objektiva, janë pjesë e “Strategjisë Kombëtare të Kulturës 2019 – 2025”.
Lajm i mirë është fakti se buxheti i vitit 2024 për kulturën pritet të jetë 14% më i lartë krahasuar me vitin 2023. Rritja e tij do të jetë më e madhe në zërin e pagave me +29% krahasuar me 2023, ndërsa investimet 30% më shumë.
Në 2024 pritet të çohen përpara projekte tepër ambicioze që nga restaurimi dhe rikonceptimi i Muzeut Historik Kombëtar, te Muzeu “Besa”, gërmimi i amfiteatrit të Durrësit dhe rehabilitimi i zonës arkeologjike përreth, restaurimi i Teatrit “Aleksandër Moisiu”, rehabilitimi i objekteve dhe ambienteve të Burgut të Spaçit e shumë të tjera. Duke mos u lënë mënjanë edhe mbështetja financiare e skenës së pavarur.
Përmirësimi dhe zgjerimi i tregut kulturor nëpërmjet një legjislacioni në dobi të krijuesve, krijimtarisë artistike e kulturore dhe trashëgimisë kulturore, si dhe hartimi i paketës së re të skemës se mbështetjes së projekteve të Ministrisë të Kulturës; Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale–pasuri kombëtare e popullit shqiptar në breza; Mbështetja e krijimtarisë dhe aktivitetit krijues të artistëve shqiptarë përmes rritjes së aktiviteteve kulturore dhe përfshirjes së artistëve; Promovimi dhe përfaqësimi i vlerave të artit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, materiale dhe shpirtërore në evenimentet e rëndësishme ndërkombëtare do të vazhdojnë të jenë prioritet i Ministrisë së Kulturës edhe për këtë vit.
Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm…
Të nderuar qytetarë! Nga data 9 prill deri më 13 prill, janë planifikuar punime në…
Vllaznia doli pa pikë nga transferta e Ballshit, duke u mundur nga Bylisi me rezultatin…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në bulevardin “Skënderbeu” në…
Qyteti i Shkodrës po përballet me një rritje të ndjeshme të trafikut rrugor. Fluksi i…
Rrjeti i Muzeve të Shkodrës që përfshin tre muzetë , atë të Kalasë, Dëshmisë e…
This website uses cookies.