Prioritetet e mandatit 4-vjeçar/ Shkreli: Kemi nisur punën në kanale, infrastrukturë dhe ndriçim
Teksa ka hyrë në muajin e tetë të qeverisjes lokale si Kryebashkiak i Vau Dejësit, Kristian Shkreli ka bërë me dije për RTSH objektivat në krye të kësaj Bashkie. Shkreli tha se krahas infrastrukturës, një tjetër prioritet aktual është pajisja me ndriçim i të gjitha njësive administrative ku puna ka nisur Bashkia Vau Dejës ka aplikuar për krijimin e një qendre sociale pasi në zonë ka një numër të lartë të fëmijëve. Buxheti i miratuar nga Bashkia Vau Dejës për vitin 2024, është 5 mld lekë ndërsa investimet më të mëdha pritet të bëhen nga qeveria qendrore apo fondi Shqiptar i zhvillimit duke qenë se fondet e vetë Bashkisë janë të pa mjaftueshme.