Categories: LajmeRajoni

Prishtina nderon Rita Orën

Presidentja Vjosa Osmani organizoi një pritje të posaçme për këngëtaren nga Kosova me famë botërore Rita Ora. E para e shtetit mblodhi në Prishtinë personalitete nga politika, kultura dhe sporti. Osmani ka postuar disa fotografi, ku ka shkruar se pas sukseseve të Ritës sytë e botës u kthyen nga Kosova, ndërsa vetë këngëtarja u ngjit lart e më lart në skenat muzikore të mbarë botës. “Në prag të Ditës së Flamurit, bashkë me miq dhe disa nga artistët më të suksesshëm nga Kosova, festuam arritjet e panumërta globale të Rita Orës dhe të shqiptarëve kudo që janë, duke uruar që arritjet e tyre të vazhdojnë të shërbejnë si frymëzim për gjeneratat e reja”, ka shkruar Osmani në X. 

Ndërsa kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama i dhuroi Rita Orës “Çelësin e Qytetit”. “Fantastikë Rita Ora dhe Taika Uajtiti, ishte kënaqësi t’ju kishim në Prishtinë. Në emër të kryeqytetit, i dhuruam “Çelësin e Qytetit” për emocionet e veçanta që na dhuron dhe përfaqësimin dinjitoz në mbarë botën” ka shkruar ai në rrjetin social. 

Më herët këngëtarja shqiptare dhe bashkëshorti i saj Taika Uajtiti u pritën edhe nga kryeministri Albin Kurti. Kreu i qeverisë vlerësoi sukseset e artistes nga Kosova në skenat botërore. Rita Ora zgjodhi të vizitojë Kosovën në datëlindjen e saj të 33-të.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Panorama e hyrjes së Shkodrës  – Pas aksionit për shembjen e objekteve nga IKMT, horizonti i fushëpamjes është zgjeruar

Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve.  Ato zënë…

3 days ago

Silvinjo: Nisim një vit të rëndësishëm, ëndërrojmë të shkojmë në Botëror

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…

3 days ago

Koncert me muzikë e poezi – Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha sollën tingujt e flautit dhe kitarës për publikun

Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…

3 days ago

Saipani, territor amerikan, ku nënat kineze shkojnë sa për të lindur

I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…

3 days ago

Autorët shqiptarë marrin çmimin e ekselencës në Itali

Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…

3 days ago

Denaj: 1909 teste të akredituara në laboratorët e sigurisë ushqimore, nga 6 në 2013-n

Sot, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon angazhimin e…

3 days ago

This website uses cookies.