Prishtinë, ambasadori shqiptar pritet nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës

2dc900d5614a4804ac02927499bcc772
Prishtinë, ambasadori shqiptar pritet nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës
Në vijim të takimeve të tij në Prishtinë, ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj, u prit nga Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.
Zoti Malaj shkruan me këtë rast se takimi mes tyre ishte shumë miqësor. “Biseduam mbi zhvillimet aktuale, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy shteteve, por edhe mundësitë e thellimit e të konkretizimit të mëtejmë të tyre, në të gjitha fushat” shkruan zoti Malaj.
Ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj, i ka shprehur zotit Konjufca përkushtimin për të forcuar bashkëpunimin midis Tiranës dhe Prishtinës.