Pritet arrestimi i Salianjit, zbardhet shkresa e Prokurorisë drejtuar Kuvendit

Është zbardhur shkresa e Prokurorisë, drejtuar Kuvendit ku e informon për arrestimin e deputetit demokrat, Ervin Salianji, pasi Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë, lidhur me çështjen “Babale”. Prokuroria kërkon nga Kuvendi marrjen e masave për ekzekutimin e vendimit për Salianjin.  

Ndaj Salianjit do të zbatohen procedurat për të nisur vuajtjen e dënimit, për shkak se bëhet fjalë për një vendim të formës së prerë. Në raste të tilla, Kushtetuta parashikon se mandati i një deputeti bëhet i pavlefshëm.

Në shkresën e Prokurorisë thuhet  se Salianji do ta vuaj dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Ndërkohë, vetë Salianji deklaroi një ditë më parë se do të dorëzohej vetë në polici.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.