Është zbardhur shkresa e Prokurorisë, drejtuar Kuvendit ku e informon për arrestimin e deputetit demokrat, Ervin Salianji, pasi Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë, lidhur me çështjen “Babale”. Prokuroria kërkon nga Kuvendi marrjen e masave për ekzekutimin e vendimit për Salianjin.
Ndaj Salianjit do të zbatohen procedurat për të nisur vuajtjen e dënimit, për shkak se bëhet fjalë për një vendim të formës së prerë. Në raste të tilla, Kushtetuta parashikon se mandati i një deputeti bëhet i pavlefshëm.
Në shkresën e Prokurorisë thuhet se Salianji do ta vuaj dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Ndërkohë, vetë Salianji deklaroi një ditë më parë se do të dorëzohej vetë në polici.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.