Pritje festive për nënkampionin e botës / Emocionet e nënkampionit të Botës, Maca dhe trajnerit Çekini
Adam Maca, sportisti i klubit të boksit shkodran, “North Boxing Albania”, Adam Maca, rezultati i të cilit është i pari i këtij lloji i regjistruar nga boksi shqiptar, ka qënë protagonisti i një feste të improvizuar në Aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, në momentin që kombëtarja e boksit mbërriti nga Armenia ku konkuroi me dinjitet në Kampionatin Botëror të 16 vjeçarëve. Një pankartë dedikuar Adam Macës me grupin e ardhur nga Mirdita, prej nga janë prindërit e tij, grupimi i boksierëve të klubit shkodran që përfaqëson Adami me trajnerin Emiliano Çekini, përfaqësues të ekipeve të boksit të klubit Tirana, që valëvisnin flamujt shqiptar, si dhe autoritete të sportit shqiptar, kanë asistuar në momentin e mbërritjes së delegacionit sportiv shqiptar në Rinas.
I lindur në Angli, aty ku edhe ai jeton, emocionet e suksesit në botëror, boksieri Maca, i ka shprehur shkurt, me një shqipe të përzier, ndërkohë që më pas ka folur edhe trajneri i tij, Kalodio Çekini.
I emocionuar është shprehur edhe babai i Adamit, Vladimir Maca, i cili ka qënë në cilësinë e zv.trajnerit të kombëtares.
Për të respektuar suksesin e kombëtares së boksit dhe në veçanti, titullin nënkampion bote nga ana e Adam Maces, në pritjen e organizuar në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, kanë qënë të pranishëm edhe autoritetet e sportit, Zv.Ministri i Sportit, Endrit Hoxha, Presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit Florend Kalivopulli, si dhe zv.President i KOKSH.