Pritshmëritë e shkodranëve për 2025-ën, qytetarët: Përmirësimi i jetës social – ekonomike parësore

Punësimi dhe dora e institucioneve për të përmirësuar jetën social- ekonomike në vend mbetet kërkesa e qytetarëve shkodranë për këtë vit që sapo ka nisur.
Për klasën politike kërkojnë më shumë vullnet dhe angazhim ndaj qytetarëve.
Rikthimi i emigrantëve dhe frenimi i të tjerëve për të mos lënë vendin janë apeli që shkodranët e referojnë për politikanët shqiptarë, teksa bashkohen me urimin për një vit të shëndetshëm.