Prizren – Arrestohen 4 shtetas nga Shqipëria, akuzohen për falsifikim parash

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 shtetas të Shqipërisë për falsifikim parash.
Në njoftim thuhet se policia ka ndaluar 2 mjete në Prizren, një BMW X5 dhe Shkoda, me katër shqiptarët brenda, pasi dyshuan se shpërndanin para të falsifikuara.
Policia gjeti në mjetin BMW X5 shumën prej njëzet e katërmijë e gjashtëqind (24,600.oo) euro të cilët u sekuestruan së bashku me dy (2) automjetet të përdorura nga personat e dyshuar, si dhe nëntë (9) telefona celularë.