Pro jetës, kundër abortit/ Massafra: Jeta është dhuratë e Zotit, askush të mos e cënojë
Me vendim të Ipeshkëvinjëve e diela e parë e muajit shkurt i është dedikuar mesazheve pro jetës. Pas meshës së shenjtë në katedralen e Shën Shtjefenit në Shkodër, Arqipeshkëvi Metropolitan Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra u kujtoi jo vetëm besimtarëve por të gjithë popullatës se jeta është dhuratë nga zoti. Ndaj askush nuk ka të drejtë të cënojë jetën. Le ti themi jo abortit, jo vrasjeve dhe cdo lloj forme e cila privon jetën. Massafra iu drejtua besimtarëve se aborti mund të jetë i lejuar në disa vende, por asnjëherë në sytë e besimit dhe të Zotit. Ndaj një jetë që ka nisur nuk mund të ndërpritet nga njeriu.