Problem tregtimi i sherebelës – Shkak, rënia e cilësisë dhe mungesa e kontratave

Në dy vitet e fundit fermerët e Malësisë së Madhe, të cilët merren me kultivimin e sherebelës po ndeshen me vështirësi për tregëtimin e këtij produkti, kjo për disa arsye si rënia cilësisë, por edhe nga përdorimi i pesticideve.
Mungesa e kontratave me grumbulluesit ka bërë që edhe çmimi i sherebelës të jetë i ulët
Nga 7000 ha të kultivuara me bimë medicinale në Shqipëri, rreth 5000 ha janë në Malësi të Madhe, ku dominon kultura e sherebelës me rreth 3000-3500 ha të mbjellura.