Problematikat dhe gazetaria mjedisore/ Takim për problematikat mjedisore dhe trajtimin nga gazetarët

problematikat mjedisore
Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri ka zhvilluar një takim në Shkodër me aktivistë dhe pjesëmarrës të Shoqërisë Civile në qarkun e Shkodrës.
Qëllimi i këtij projekti është të rrisë kapacitetet e aktivistëve, për të hulumtuar, monitoruar dhe publikuar në bashkëpunim shkrime mediatike mbi shkeljet mjedisore, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit. Drejtuesi i Qendrës Burimore Mjedisore Mihallaq Qirjo thotë se aktivitete të tilla janë të rëndësishme pasi ndihmojnë në ndërgjegjësimin e njerëzve. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktorë lokal të qytetit dhe rajonit Shkodër.