Categories: LajmeLajme nga Vendi

Problematikat me arsimin parashkollor, Gert Janaqi: Reforma do të kalojë në “lupë”

Drejtor i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP), Gjergj Janaqi i ftuar në emisionin “Ekspres” ka pohuar se problematikat me arsimin parauniversitar dhe mbi të gjitha ato të kopshteve janë të mëdha për shkak të fluksit por po punohet duke bërë reformë në çdo strukturë.

Gjithashtu Gerti Janaqi theksoi se këto struktura të pa licencuara do të do të gjobiten maksimalisht dhe se kontrollet do të vazhdojnë me imtësi.

Task forcë e cila drejtohet nga drejtoria e arsimit para universitar bashkë me struktura të tjera kanë dalë në inspektime në të gjithë territorin. Problematika është për ato struktura që operojnë në mënyrë të fshehtë dhe të pa licencuar. Ndërsa rreth 8 kopshte janë evidentuar të operojnë pa licencë. Jemi në koordinim me të gjitha strukturat nga QKB mund të nxjerrim të gjitha filtrat. Gjobat variojne nga 5 milion lekë deri në 10 milion lek nëse një kopsht nuk është i licencuar. Inspektimi ne Shqipëri është i shtrirë në katër rajone ku numri më i madh qëndron në Shqipërinë e mesme por sigurisht që inspektimi bëhet me kampionim.


Duhet të rishikojmë të gjithë reformë të thellë të strukturuar duke filluar në pesë akse ligjore duke filluar nga hapja dhe mbyllja e kopshteve nga ana ligjore, është mënyra si punohet me fëmijët dhe një fushë e tretë ka të bëjë me ngritjen e një sistemi të ri i cili ka të bëjë me sistemin e parandalimit dhe sinjalizim.

Mund të jetë çështje taksash, godina nuk përmbush standartet , nuk rekrutojnë dot staf, ka një set standartesh për të hapur një kopsht privat. Zakonisht kopshtet e pa licencuara janë në periferi larg syrit të kontrolleve. Një nga arsyet pse kemi publikuar listën e kopshteve të licencuara është për të bërë transparencë me publikun dhe për ti informuar.

Qëllimi i monitorimit do të vazhdojë për të konstatuar që gama e subjekteve te cilët operojnë pa licence këto subjekte brenda 15 ditëve do të duhet të marrin një vendimmarrje nëse do te vazhdojnë si kopsht. Ezaurimi në mësuesi renditet në kategorinë e tretë e profesioneve me stresuese dhe legjislacioni jonë e ka që çdo pesë vjet duhet të testohen. Më shumë sesa çështje kulture eshte çështje organizimi dhe vëmendjeje, bazat solide janë të fëmijërisë se hershme.

Kemi një sistem të mirë dhe të shëndetshëm por do të duhet të kontrollohen të gjithë strukturat, janë një set aktorësh që duhet të koordinohen”, tha Gert Janaqi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.