Problematikat në zonat e mbrojtura – ADZM Shkodër përballet me ndërtimet pa leje dhe prerjet e pyjeve
Mbi 1 milion turistë vizituan bukuritë e peizazheve mbresëlënëse të Qarkut të Shkodrës. Rritja e numrit të vizitorëve të natyrës megjithëse është pozitive, sjell edhe sfida shtesë si menaxhimi i mbetjeve por edhe të tjera.
Prerjet abuzive të pyjeve vijojnë të mbeten një shqetësim për ADZM Shkodër, por edhe ndërtimet pa leje.
Përballimi i i këtyre problematikave për drejtorin Dardha qëndron tek bashkëpunimi me banorët lokalë dhe institucionet ligjzbatuese.
Mbrojtja dhe menaxhimi sa më efikas i zonave të mbrojtura mbetet synimi kryesor i ADZM Shkodër edhe për vitin 2025.
Për adresimin e këtyre sfidave, ky institucion ka planifikuar një sërë aktivitetesh promovuese dhe sensibilizuese.