Vllaznia do të luajë më 11 korrik përballë Valur sfidën e parë, të vlefshme për raundin e parë të Conferece League. Sfida e parë përballë islandezëve do të luhet në transfertë, në stadiumin Hlídarendi të Reykjavíkut.
Ekipi shkodran është rikthyer në bazë, teksa trajneri Thomas Brdaric ka vendosur t’i lërë pushim lojtarët deri ditën e premte. Duke filluar nga e premtja, futbollistët do të zbresin në fushë për të nisur përgatitjet për sfidën e 11 korrikut.
Por, Vllaznia është paksa e trembur para aventurës europiane. Dy lojtarë të rëndësishëm si Rejan Alivoda dhe Ildi Gruda kanë probleme fizike. Asnjë prej lojtarëve nuk e nisi nga minuta e parë miqësoren përballë Zrinjskit.
Problemet mesa duket nuk janë aq të lehta, me të dy futbollistët kyç të ekipit shkodran që do të jenë në mëdyshje për sfidën e parë përballë Valur.
Kujtojmë që Vllaznia luajti miqësoren e dytë nga përgatitjet që po zhvillon në Medjugore të Bosnje Hercegovinës. Shkodranët mposhtën skuadrën e Posusjet me rezultatin 3-1. Kjo falë golave të Kahrimanovic, Dodajt dhe Çobës. Ky sukses ishte edhe i dyti rradhazi për ekipin kuqeblu në këto miqësore verore. Para pak ditësh kishin fituar edhe përballë Zrinjskit me rezultatin 1-0, falë një goli të Balajt.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.