Probleme me energjinë dhe ujin / Banorët: Mungon rrjeti i ujësjellësit në këtë zonë

probleme me energjine 1
Banorët që jetojnë në lagjen “Salo Halili” pranë rrugës “Et’hem Kazazi”, e cila u rikonstrua pak ditë më pare, kërkojnë që krahas investmit në infrastrukturën rrugore institucionet të ndërhyjnë edhe në riparimin e defekteve që kanë prej vitesh me energjinë elektrike, por edhe me ujin e pijshëm.
Ato thonë se mungon rrjeti i ujësjellësit në këtë zone, gjithashtu në ditët më reshje shfaqen probleme edhe me energjinë elektrike
Shpesh here, banesat e kësaj zone, të ndërtuara pas viteve 90-të, janë përfshirë në probleme të shuma, si me përmbytjet ashtu edhe me mungesen e investimeve .
Ndersa Bashkia Shkodër ka përfunduar pak ditë më parë rikonstruksionin e kësaj rruge, e cila pritet t’i shërbejë për një numër të lartë banorësh që jetojnë në këtë zonë.