Probleme me enërgjinë elektrike / Pëllumbi: Kemi kërkuar ndërhyrje nga OSHEE

probleme me enrgjine 2
Disa fshatra në qarkun e Shkodrës vijojnē të kenë probleme me enërgjinë elektrike. Edhe përgjatë javës së fundit në njësinë Berdicē zona e Beltojës dhe Mali Hebe disa herë kanë mbetur në errësirë. Administratori i njësisë Berdicë, Xhavit Pellumbi, tregon se ankesat e banorëve janë referuar pranë operatorit të energjisë elektrike, por akoma asnjë ndërhyrje në terren. Në disa zona të tjera, thotë Pëllumbi, është investuar, por mbeten ende 2 fshatrat më të rëndësishëm.
Njesia administrative Dajç dhe Berdicë vazhdimisht kanë probleme me shkeputjet e energjisë elektrike. Pavarësisht deklarimeve nga ana e drejtuesve të operatorit të energjise elektrike për masa të marra, duket se edhe ky sezon dimëror do të mbetet i vështirë për banorët e këtyre njësive, pavarësisht se janë taksapagues të rregullt të faturave elektrike. Rrjeti i amortizuar ka nevojë për ndërhyrje në pjesën më të madhe të fshatrave.